Fiket centrali atomik i Zaporizhzhia pas problemeve në reaktorin nr.6

Nga A2 CNN
11 Shtator 2022, 14:23 | Bota
Fiket centrali atomik i Zaporizhzhia pas problemeve në reaktorin nr.6

Centrali atomik i Zaporizhzhias është fikur sipas operatorit shtetëror të energjisë në Ukrainë, Energoatom. Në një deklaratë Energoatom thotë se reaktori numër 6 i centralit ishte shkëputur nga elektriciteti.

Në tre ditët e kaluara stacioni dhe sistemi elektrik u dëmtuan nga bombardimet, me reaktorin numër 6 që punonte me një nivel shumë të ulët energjie.

Lajmi për fikjen e reaktorit numër 6 në Zaporizhia u konfirmua edhe nga Koorporata atomike shtetërore ruse Rosatom.

Centrali i Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë i cili,  që prej muajt mars kontrollohet nga ushtria ruse. Në ditët e fundit stacioni është bombarduar, me Ukrainën dhe Rusinë që fajësojnë njëra tjetrën për sulmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos