Sot arkëmorti i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth la kështjellen e saj të dashur Balmoral, duke nisur kështu udhëtimin e fundit.









Kortezhi bën një udhëtim prej 6 oresh deri në Edinburgh, teksa kalon përmes Aberdeen and Dundee.
Mijëra njerëz kanë dalë në rruge, teksa monarkja e tyre po përcillet në pallatin ‘’Holyroodhouse’’.
Të martën arkëmorti mbërrin në Londër dhe Mbretëresha do të qëndrojë në Westminster Hall, prej të mërkurës. Ndërsa të hënën e 19 shtatorit mbahet funeral i Mbretëreshës në Westminster Abbey. (A2 Televizion)