Një Mbretëri në zi, tjetra në festë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2022, 08:49 | Bota

Ndërkohë që Mbretëria e Britanisë së Madhe ndodhet në zi tashmë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, një tjetër oborr mbretëror në Europë është në festë.

Bëhet fjalë për Mbretërinë e Belgjikës, ku princesha Maria Laura lidhi kurorë me bashkëshortin e saj britanik, në një ceremoni fetare që u mbajt në katedralen e Brukselit, dhe që nuk u ndal as nga shiu.

Më herët, princesha 33 vjeçare dhe bashkëshorti i saj bankier William Isvy kishin zhvilluar ceremoninë civile, për të vajtur me pas në Katedralen e Shën Mishelit.

Mbesa e Mbretit Filip dhe Mbretëreshës Maathilde u shoqërua në altar nga babai i saj Princi Lorenz.

Nusja ishte e veshur me një fustan të bardhë satin që derdhej deri në fund të këmbëve, e shoqëruar me një vello të qëndisur. Në dorë mbante një buqetë lulesh shumëngjyrëshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos