
Me mijëra tifozë mbushën rrugët e Tiranës, ku si asnjëherë më parë ata patën mundësinë që të përjetojnë aktivitete nga më të ndryshmet, teksa ishin në pritje të finales së madhe të “UEFA Conference League”.
Heineken, sponsor zyrtar i UEFA, ishte pjesë e aktiviteteve, lojërave, surprizave dhe argëtimit të tifozëve në çdo cep të Tiranës.
Për më tepër, Heineken u mundësoi 24 konsumatorëve shqiptarë bileta për të përjetuar live emocionet e ndeshjes në stadiumin Arena Kombëtare.
Fituesit u përzgjodhën përgjatë muajve mars - maj, përmes promocionit të Heineken.
Heineken, birra premium me prezencën më të lartë në botë, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, do të vazhdojë të ofrojë dhurata dhe surpriza për konsumatorët deri në finalen e madhe të “UEFA Champions League” me 28 Maj. (A2 Televizion)