
Përfundimi i ndeshjes finale të Conference League nuk shënoi asnjë incident në rrugët e kryeqytetit.
Tifozët holandezë u larguan nga stadiumi me mërzinë e rezultatit por këtë herë nuk ia nxorën inatin rrugëve të kryeqytetit, ndërsa ata të Romës festuan paqësisht.
Policia e shtetit në një reagim për mediat nënvizoi se masat e marra bënë të mundur shmangien e incidenteve ndërmjet tifozëve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit. (A2 Televizion)