
Interi i Antonio Conte nuk gabon as në ndeshjen e dytë, në një fushë të vështirë si Cagliari, ekip i përforcuar nga “ishi” Nainggolan, Rog nga Napoli dhe portieri Olsen nga Roma.
Interi kalon në avantazh në minutën 29’ me një gol të Lautaro Martinez, që fillimisht gjykohet jashtë loje por rikthehet si i tillë nga VAR.
Milanezët luajnë një lojë të mirë, por barazohen nga Joao Pedro me kokë në minutën e 50-të.
Interi vërshon në sulm, edhe pse nuk ishte një ditë e mirë për Lukakun, dhe godet traversën me Sensin.
Pikërisht një aksion i mesfushorit në zonën e rreptësisë i dhuron Interit penalltinë e realizuar nga sulmuesi belg (72’), që i jep Interit kryesinë në kampionatin italian. (A2 Televizion)