Kukësi dhe Laçi, barazim që kënaq të dy ekipet

Nga A2 CNN
1 Shtator 2019, 18:43 | Futboll
Kukësi dhe Laçi, barazim që kënaq të dy ekipet

Kukësi dhe Laçi mjaftohen me një barazim në një pasdite të ngrohte që pengoi një lojë të rrjedhshme në pjesën e parë, edhe pse kuksianët protestuan gjatë për një rast penalltie.  

Ndeshja fillon efektivisht vetëm në pjesën e dytë, me amerikanin Nuabueze që shënon golin e tij të dytë në kampionat me një aksion shume të bukur në minutën 51’, ku shmang dy mbrojtës dhe godet në mënyrë perfekte.

Goli i kurbinasve zgjon edhe Kukësin që shton presionin e tij, me aksione të ndryshme që finalizohen dhjetë minuta nga përfundimi i ndeshjes nga Emiliano Musta, që vetëm me portierin Stazhilla nuk gabon.  

Laçi me rezultatin e sotëm lëviz klasifikimin në një ndeshje të rëndësishme, ndërkohë që Kukësi gjithsesi mund të jetë optimist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos