
Ish-lojtarët e Kombëtares, Tefik Osmani dhe Hair Zeqiri vlerësuan Brazilin për fitoren ndaj Serbisë, të cilën e cilësuan si një ekip shumë të mirë dhe të fortë, por që nuk mund t’ia dilte përballë individualitetit të brazilianëve.
“Brazili e kishte të vështirë përballë Serbisë së vendosur mirë taktikisht. Serbia po mbrohej me 9 lojtarë. Për 45 minuta kishte vetëm një rast. Unë prisja të njëjtën situatë si Spanja. Jemi shumë afër që do kemi këto skuadra pretendente”, tha Osmani.
Edhe Zeqiri parashikon se edhe pse Serbia humbi në ndeshjen e parë, ka shumë mundësinë që të kalojë grupin dhe të shkojë më tej në këtë botëror.
“Brazili nuk mund të quhet Brazil pa individualitet. Ata gjetën një mur të vendosur mirë nga Serbia. Për mua Serbia ka një nivel të mirë, ka lojtarë me potencial, personalitet, cilësi. Kemi 11 lojtarë që luajnë në Serie A. Ata spikasin aty ku luajnë”, u shpreh Zeqiri.
(A2 Televizion)