Theu nofullën dhe shumë fraktura në fytyrë, Mbreti i paguan trajtimin në Gjermani

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 15:17 | Futboll

Yasser Al Shahrani, mbrojtësi i Arabisë Saudite që pësoi një dëmtim të rëndë në fitoren ndaj Argjentinës, pasi u përplas dhunshëm me portierin e tij, ka pësuar thyerje të nofullës dhe disa fraktura në fytyrë.

Futbollisti është dërguar menjëherë në Gjermani, ku po mjekohet edhe për një hemorragji të brendshme.

Sipas mediave arabe, për kurimin e tij do të paguajë personalisht Mbreti i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman. Gjithashtu, Mbreti ka paguar për transportin e lojtarit në Gjermani dhe operacionin për rikonstruksionin e fytyrës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/22/humbja-e-turpshme-e-argjentines-kunder-arabise-saudite-vershojne-memet/
https://a2news.com/2022/11/22/al-dawsari-eshte-messi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos