
Shpallen fituesit e fondit të përkthimit si nga gjuhë të huaja po ashtu edhe vepra të autorëve shqiptarë që do të mund të jehojnë edhe në gjuhë të huaja.
Kadare, Fatos Lubonja, Visar Zhiti, Ben Blushi, Romeo Çollaku e Gëzim Qëndro janë autorët shqiptarë vepra e të cilëve do të mund të përkthehen në gjuhë të huaja.
E megjithatë, përkthimet e autorëve shqiptarë mbeten ende kërshëri e gjuhës italiane apo greke. I vetmi që ka kaluar kufijtë e fqinjëve është “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” që pritet të përkthehet në lituanisht.
Këtë vit ka pasur 12 aplikime për të përkthyer letërsinë shqipe në gjuhë të huaj dhe 23 kërkesa për të mbështetur letërsinë e huaj që të mbërrijë në shqip. (A2 Televizion)