Putin takon Erdoganin, Presidenti turk: Ndalni sulmet në porte dhe infrastrukturë energjetike

Nga Rosalba Bejdo
12 Dhjetor 2025, 23:33 | Bota

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për armëpushim të kufizuar, lidhur me sulmet ndaj porteve dhe strukturave energjitike në luftën Ukrainë-Rusi, gjatë një takimi me Presidentin Vladimir Putin në kuadër të një samiti në Turkmenistan.

Erdogan i tha Putinit se përpjekjet për t’i dhënë fund luftës ishin të vlefshme dhe se implementimi i një armëpushimi të kufizuar në këtë aspekt do të sillte benefite për secilën palë.

Deklaratat e Presidentit turk vijnë mes sulmeve të shtuara ndaj cisternave ruse të naftës në Detin e Zi nga dronët e Kievit. Rastet kanë nxitur kritika të ashpra në Ankara, e cila ka thirrur të dërguarit e Rusisë dhe Ukrainës, duke paralajmëruar se sulmet përbënin një përshkallëzim të rrezikshëm.

Duke folur për gazetarët në Kiev të enjten, Presidenti Zelensky konfirmoi se Turqia po punonte mbi planet për një armëpushim të lidhur veçanërisht me infrastrukturën energjetike dhe lundrimin.

Zelensky tha se e mbështeste propozimin e Erdogan, por se, sipas tij, rusët i kishin thënë se nuk pranonin asnjë armëpushim nëse një marrëveshje nuk firmosej.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos