Flet qeveria italiane, Serie A në pikëpyetje, pezullimi mbetet alternativë

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 13:16 | Futboll
Flet qeveria italiane, Serie A në pikëpyetje, pezullimi mbetet

Në një kohë kur skuadrat kanë nisur të grumbullojnë futbollistët e tyre, nga qeveria italiane vjen një deklaratë tronditëse për futbollin.

“Mund të ndjekim shembullin e Francës”- është shprehur së fundi ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora, duke vënë në pikëpyetje të madhe rifillimin e Serie A.

https://a2news.com/2020/04/29/tamponi-i-katert-paolo-dybala-ende-i-prekur-nga-koronavirus/

“Ne kërkojmë nga Federata, një protokoll të zbatueshëm. Nuk jemi të sigurtë se sa tamponë mund të sigurojnë klubet, pa harruar ato të Serisë B me më pak mundësi ekonomike. Klubet mendojnë vetëm për të shpëtuar nga kriza ekonomike, por nëse nuk do të kemi siguri, kampionati nuk do të vazhdojë”- ishin fjalët e ministrit Spadafora, që lënë në ankth Federatën italiane, por mbi të gjitha, presidentët e klubeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos