Një moderator i televizionit shtetëror rus nuk mbajti dot të qeshurën kur në studio nisi diskutimi mbi hedhjen e një bombe bërthamore në Nju Jork.
Në “Russia-1”, moderator tha: “Amerikanët nuk kanë nga raketat tona (Satan 2) dhe kurrë nuk kanë pasur. Nëse 7,5 megaton do të hidhen në territorin e të ashtuquajturit partnerit tonë, fjala “partner” është shumë e rëndësishme që të përdoret gjithmonë, objektiva si qyteti i Nju Jorkut, që është një qytet i bukur, nuk do të ekzistonin më. Do të shkatërroheshin plotësisht”.
“Kështu që, më mirë mos e hedhim. Amerikanët gjithmonë i kanë pasur tmerr raketat tona”, shtoi ai, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Sipas “Nuke Map”, një bombë bërthamore e hedhur në Nju Jork do të vriste rreth 4 milionë persona dhe do të plagoste rreth 5 milionë të tjerë. (A2 Televizion)