Fotoja e Eden Hazard që po “tërbon” Belgjikën

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2022, 10:31 | Futboll
Fotoja e Eden Hazard që po “tërbon” Belgjikën

Një foto e Eden Hazard gjatë ndeshjes miqësore ndaj Egjiptit, e postuar nga Federata Belge e Futbollit në rrjetet sociale, është bërë virale në Belgjikë.

Menjëherë, komentuesit nuk ngurruan të vënë në dukje formën fizike të futbollistit të Real Madrid, i cili shihet me sy të lirë që i ka disa kilogramë më shumë.

https://twitter.com/BelRedDevils/status/1593632875026472962?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1593632875026472962%7Ctwgr%5E78a49dfae0f93a2229e662ae24d405a066a0dc18%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fas.com%2Ffutbol%2Fmundial%2Funa-foto-de-hazard-gordito-enfada-a-belgica-n%2F

“Si mund të jetë ky një futbollist profesionist?”, shkruan një nga komentuesit.

“Largojeni nga fusha Hazardin”, shprehet një tjetër.

Eden Hazard nuk luajti një ndeshje të mirë në humbjen e Belgjikës ndaj Egjiptit (2-1), por trajneri Roberto Martinez i dha shumë minuta, me shpresën se ylli i ekipit do të fitojë formën e duhur, të cilën e ka humbur me kohë për shkak të mosaktivizimit te Real Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos