
Një problem i madh ka lindur për Spanjën në Katar. Futbollistët spanjollë do të duhet të bëjnë pa një element thelbësor të jetës së tyre: proshutën e derrit.
Në Katar nuk do të lejohet asnjë produkt derri, kështu që spanjollët nuk mund të marrin me vete “jamon”-in.
Në listën e produkteve të ndaluara janë edhe substancat narkotike, armët, municionet, substancat radioaktive, produktet e falsifikuara, objekte që mund të jenë ofenduese për fetë e tjera, imazhe të dhunës ekstreme, pornografi dhe pije alkoolike. (A2 Televizion)