Imazhet mahnitëse nga konkursi "Wildlife Photographer of the Year"

Nga A2 CNN
29 Gusht 2024, 10:26 | Fotolajme

Edicioni i 60-të i konkursit "Wildlife Photographer of the Year", mori një rekord prej 59 228 aplikimesh nga fotografë të të gjitha moshave nga 117 vende të botës. Ata u vlerësuan nga një panel profesionistësh për kreativitetin, origjinalitetin dhe përsosmërinë e tyre teknike.

Imazhet u klasifikuan në një sërë kategorish, duke përfshirë peizazhet natyrore, kafshët në habitatet e tyre, bota nënujore dhe oqeanet.

Ndër imazhet më prekëse u cilësua ajo e një dreri të ngrirë nga dimri i akullt në një pyll. Fituesit e secilës kategori, si dhe çmimet e titullit të madh, do të shpallen më 8 tetor dhe 100 fotografi nga konkursi do të ekspozohen në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos