Fotot e reja satelitore tregojnë avancimin rus në Bjellorusi, por Shtëpia e Bardhë tërheq termin “çështje ditësh” kur flet për pushtimin e Ukrainës

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 09:32 | Bota

Fotografi të reja satelitore, të publikuara nga kompania amerikane Maxar, tregojnë avancimin e trupave dhe armatimeve ruse në Bjellorusi, një lëvizje që shqetëson në radhë të parë Ukrainën, por edhe NATO-n, që prej muajsh thotë se Rusia po planifikon të pushtojë shtetin fqinj.

Rusia thotë se dërgimi i trupave, tankeve dhe avionëve luftarakë në Bjellorusi është bërë për shkak të një stërvitje të përbashkët mes dy shteteve, por kampe të ngjashme janë ngritur edhe në pika të tjera përgjatë kufirit me Ukrainën. Moska e mohon kategorikisht që po planifikon të sulmojë Ukrainën. Por zyrtarë amerikanë thonë se Rusia ka bërë gati për luftë rreth 70% të forcave të saj të armatosura.

https://a2news.com/2022/02/06/rusia-shton-trupat-shba-me-pushtimin-e-ukraines-mijera-viktima-dhe-5-milione-refugjate-ne-europe/

Në foto duken sisteme mbrojtëse ruse S-400, dhe avionë luftarakë Su-25. Prania e tyre u konfirmua edhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila publikoi pamje të mbërritjes në Bjellorusi. Një nga batalionet e pranishëm ka mbërritur nga territori rus në Lindjen e Largët, gati 9000 kilometra larg.

Sipas shërbimeve inteligjente të Perëndimit, koha optimale për avancimin e trupave dhe armatimeve ruse do të ishte teksa toka është ende e ngrirë. Sipas zyrtarëve amerikanë, Putin e di se i duhet të lëvizë brenda fundit të marsit. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk thotë më në deklaratat e saj zyrtare se pushtimi është “çështje ditësh”, pas ankesave të Ukrainës për ngritje alarmi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/05/me-prane-se-kurre-amerikanet-mberrijne-ne-poloni-teksa-ruset-sterviten-ne-bjellorusi/
https://a2news.com/2022/02/05/ukraina-zbaton-skenar-lufte-ne-cernobil-ruset-dhe-bjelloruset-ne-gatishmeri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos