Francezi iu lë një pjesë të pasurisë, maceve të muzeut

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 19:26 | Lifestyle
Francezi iu lë një pjesë të pasurisë, maceve të

Një filantrop francez iu ka lënë trashëgimi një pjesë të parave të tij, një tufë macesh që jetojnë në bodrumin e Muzeut Shtetëror të Hermitazhit në Rusi.

Rreth 50 mace jetojnë në muzeun e famshëm të Shën Petersburgit, ku gjenden plot 3 milionë vepra arti.

Ky vend ka qenë shtëpia e maceve që nga koha e Perandoreshë Elizabeth, e cila mbretëroi nga vitet 1741 në 1761, ndërsa sot për to kujdesen vullnetarët dhe personeli i muzeut.

Drejtori i përgjithshëm i muzeut, Mikhail Piotrovsky, tha në një konferencë shtypi në fillim të këtij muaji se filantropi francez që nuk ka dashur të identifikohet u mor aq shumë me kafshët sa iu la atyre një "shumë të vogël" nga testament i tij.

"Miku ynë francez bëri një gjë shumë të mirë. Kjo është diçka e shkëlqyer si për macet ashtu edhe për bamirësinë." tha ai.

Fondet ka të ngjarë të përdoren për të riparuar bodrumet e muzeut, ku jetojnë macet, tha Piotrovsky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos