Francezi që gëzoi italianët, Leclerc: Ishte një ëndërr!

Nga A2 CNN
8 Shtator 2019, 20:00 | Sporte të tjera
Francezi që gëzoi italianët, Leclerc: Ishte një

Ferrari është i mbushur me trofe, por prej vitit të largët 2010, kur Alonso ishte i pari që kalonte finishin në Monza, “kokëkuqes” i kishte munguar triumfi në “shtëpi”.

Pas 9 vitesh nga fitorja e spanjollit në këtë çmim të madh, është një francez që çoi në qiellin e shtatë italianët.

Charles Leclerc ishte i jashtëzakonshëm këtë të diel në Monza, duke i lënë të gjithë prapa, ndërsa tregoi vlera të jashtëzakonshme kur nuk e lejojë parakalimin nga Hamilton, kampioni në fuqi i botës në Formula 1.

https://a2news.com/2019/09/08/ferrari-triumfon-ne-shtepi-pas-9-vitesh-leclerc-spektakolar/

Pas garës, piloti francez është shprehur tejet i lumtur, ndërsa mezi mbante lotët nga gëzimi. “Ishte një garë e lodhshme, shumë e vështirë, por unë dojë ta bëja mirë këtu për ekipin dhe për tifozët. Fitorja këtu është një ëndërr. Dhjetë herë më e madhe sesa fitorja e parë e javës së kaluar”, tha Leclerc. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos