Frappart shkruan historinë, gruaja e parë që arbitron një ndeshje kualifikuese Botërori

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 21:43 | Futboll

Stephanie Frappart është bërë sot gjyqtarja e parë në një ndeshje kualifikuese Botërori në futbollin e meshkujve.

Francezja ishte arbitrja kryesore në përballjen Holandë-Letoni, të fituar nga vendasit me rezultatin 2-0.

Këtë sezon, Frappart u bë e para grua që ka arbitruar një ndeshje të Champions League (Juventus-Dinamo Kiev). Ndërkohë, në vitin 2019 ishte arbitër kryesor në Superkupën e Evropës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos