Barcelona reziston deri në fund, por PSG fiton duke i dhënë leksione futbolli

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 08:39 | Sport

Barcelona reziston deri në fund, por PSG fiton duke i dhënë

Kampionët e PSG mposhtën Barcelonën me rezultatin 4-2, në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të fazës së ligës në Champions League.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të Doue në minutën e 38-të, shkruan A2.

Ndërkohë, fragmenti i dytë i lojës prodhoi edhe 5 gola të tjerë. Fillimisht ishte Espart që barazoi rezultatin në minutën e 55-të.

Goli i dytë për vendasit do të shënohej nga mbrojtësi Lucas Hernandez me kokë në minutën e 72-të, teksa Lamine Yamal nxori nga repertori i tij një supergol në minutën e 79-të.

Ka pati Barcelona në bagazh, pasi pas këtij reagimi të fundit, PSG vendosi të mbyllte gjithçka me dy gola të Vitinha dhe Fabian Ruiz.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos