“Foto e video me AI në protestë”, inxhinieri tregon për mashtrimet

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 08:20 | Aktualitet

Zhvillimi i inteligjencës artificiale po e bën gjithnjë e më të vështirë dallimin mes imazheve reale dhe atyre të krijuara artificialisht. Ky shqetësim u diskutua në Dita Jonë me inxhinierin e biomjekësor Ermand Mertenika, ku në fokus ishte përdorimi i teknologjisë gjatë protestave dhe rreziku i përhapjes së informacioneve të rreme.

Fotografia e një gruaje shtatzënë me flamurin shqiptar në dorë, e cila qarkulloi në rrjetet sociale gjatë protestave dhe u konfirmua se ishte krijuar me inteligjencë artificiale, shkaktoi reagime të shumta.

Për inxhinierin Mertenika, kjo foto ngatërron edhe njërëz të teknologjisë. Në Dita Jonë në A2 CNN ai tha se dhe inteligjenca artificiale është zhvilluar aq shumë sa duket sikur manipulon realitetin.

“Po ta shikosh këtë foton më duket sikur është kapur me një me një kamera me një rezolucion shumë të lartë dhe vërtetë të ngatërron. Edhe unë vetë që jam i teknologjisë prapë duhet ta shikoj më me detaj nëse kjo foto është e krijuar e gjeneruar me AI apo është bërë me një kamerë me rezolucion shumë të lartë, sepse është e vërtetë që inteligjenca artificiale po shkon në një moment që duket sikur deri diku manipulon realitetin, por në aspektin pozitiv, por jo të krijojë trazira e të shkaktojë probleme”, tha ai në Dita Jonë në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos