Frika nga hakerimet, ekspertët: Dhëndri i Trump të ndërrojë telefonin

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 18:53 | Bota
Frika nga hakerimet, ekspertët: Dhëndri i Trump të

Një nga hetuesit e Kombeve të Bashkuara që po ndihmon në zbardhjen e çështjes rreth hakerimit të telefonit të njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos, iu bëri thirrje personave të tjerë që kanë lidhje me Princin saudit të kurorës, si dhëndri i Presidentit Trump, Jared Kushner, që të tregojnë kujdes dhe të ndërrojnë telefonat e tyre.

Agnes Callamard, një nga dy reporterët specialë të OKB, të cilët deklarojnë se janë shumë të shqetësuar rreth të dhënave që të çojnë në përfshirjen e Princit Bin Salman në hakërrimin e telefonit të Bezos, u shprehën se personat që kanë lidhje me liderin arab duhet të rrisin sigurinë e tyre kibernetike.

“Shpresoj që dhëndri i Trump dhe çdokush tjetër është duke ndërruar e ndërruar telefonin apo të kontaktojë ekspertin më të mirë të sigurisë kibernetike në mënyrë që të arrijmë deri në fund të asaj strategjie dhe politikë hakimi”, deklaroi Callamard. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos