Frikë për parkun e Llogorasë, shtohen helikopterë për të shuar flakët

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 09:53 | Aktualitet

Prej ditësh vatrat e zjarreve në Vlorë kanë krijuar një situatë të vështirë, duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke, ndërsa rreziku për përkeqësimin e tyre vijon, pasi forcat zjarrfikëse, ato të ushtrisë si dhe njësitë administrative, nuk po arrijnë dot të vënë nën kontroll flakët. Sot pritet ndërhyja nga ajri me tre helikopterë, vendim ky i marrë në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit të Mbrojtjes Civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos