Pas suksesit me Finlandën, kuqezinjtë kthehen në stërvitje. Entuziastë për Bjellorusinë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 17:34 | Futboll

Pas emocioneve të përballjes me Finlandën, Kombëtarja shqiptare ka lënë pas sfidën në Arena Kombëtare dhe ka kthyer menjëherë vëmendjen te objektivi i radhës: Bjellorusia.

Kuqezinjtë janë rikthyer në fushën e stërvitjes, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League.

Për trajnerin Rolando Maran nuk ka shumë kohë për të humbur. Stafi teknik duhet të menaxhojë gjendjen fizike të futbollistëve pas përballjes me Finlandën, ndërsa puna do të përqendrohet te rikuperimi dhe përgatitja taktike për sfidën vendimtare, shkruan A2.

Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.

Një takim që do të mbyllë aventurën e kuqezinjve në Grupin C1, por që mbart një rëndësi të veçantë për objektivat e skuadrës në këtë kompeticion.

Maran kërkon ta mbyllë këtë kapitull me një paraqitje pozitive dhe mbi të gjitha me rezultatin e duhur. Aktualisht kuqezinjtë janë në kuotën e 12 pikëve, Bjellorusia i ndjek me 10 pikë ndërsa Finlanda mbetet në vendin e tretë me 7 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos