Përmeti dhe Devolli pjesë e reformës spitalore, Spahiu: Në janar Onkologjia transformohet në Institut të Onkologjisë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 17:29 | Aktualitet

Përmeti dhe Devolli pjesë e reformës spitalore, Spahiu: Në

Dy strukturat spitalore në Përmet dhe Devoll janë integruar në reformën spitalore. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, sipas të cilës synohet konsolidimi i menaxhimit, optimizimi i burimeve njerëzore dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore. Spahiu tha se është menduar që spitalet bashkiake të kenë ristrukturim dhe të shfrytëzohen edhe për shërbime të munguara.

“Buxheti 2027 për shëndetësinë jemi të adreson pet scan. Buxheti mbulon trombektominë. Që nga janari shërbimi i onokogjisë do transformohet në institutin e onkologjisë. Është menduar që spitalet bashkiake të kenë ristrukturim dhe të shfrytëzohen edhe për shërbime të munguara”, tha ajo nga spitali i Përmetit.

Kjo sipas Spahiut është një qasje e orientuar drejt rritjes së eficiencës, garantimit të vazhdimësisë së kujdesit dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më pranë vendbanimit të qytetarëve.

“Në shkurt 2027 mbarojnë rreth 100 specializantë dhe licensohen 250 mjekë dhe mendoj që do kemi burime njerëzore për të plotësuar nevojat. Po punojmë me ministrinë e Arsimit që të kemi planifikim të burimeve njerëzore që të mos kemi mungesa”, tha ajo nga spitali i Devollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos