Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga nga policia e Bulqizës, në një operacion ku u përfshinë dhe forcat speciale Renea.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit "Fundi i arratisë" u arrestua në fshatin Vajkal shtetasi Fadil Tërnova.
32-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe "Armëmbajtja pa leje".
Ai u gjet i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë. Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan dhe një armë zjarri pistoletë tip "Glock" që e mbante pa leje. (A2 Televizion)