
Gjykata e Posaçme dënon me 7 vjet e 4 muaj burg Gentian Durakun. Ai u shpall i fajshëm për “vjedhje me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Gentjan Duraku akuzohej për vjedhjen e 29 banesave të shtetasve të ndryshëm gjermanë në territorin gjerman gjatë viteve 2015-2017, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me shtetasit shqiptar Ervis Dalipaj dhe Nihat Xhaferaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Offenburgut, Gjermani. (A2 Televizion)