Gjatë fundjavës, ishin rreth 30 mijë qytetarët e Kosovës që zgjodhën të vizitojnë bregdetin në Shqipëri, me 8 mijë mjete të vogla dhe mbi 50 autobusë.
Por kthimi mbetet edhe më i vështirë në pikën e kalimit kufitar. Kolona për të hyrë në Kosovë dje ishte e gjatë deri në afërsi të fshatit Morinë.
Kjo situatë radhësh dhe pritjesh në doganën kosovare të Vermicës përsëritet çdo të dielë në mbrëmje që nga fillimi i sezonit.

Një prej shkaqeve është matja e temperaturës për çdo pushues kosovare që ka qenë në bregdetin shqiptar, autoritet shëndetësore kosovare të pikës së kalimit kufitar të Vermicës kanë shtuar në nr. personelin shëndetësor, por edhe mjetet e emergjencave COVID. (A2 Televizion)