Koronavirusi mbyll një tjetër çerdhe në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 19:35 | Aktualitet
Koronavirusi mbyll një tjetër çerdhe në Tiranë

Një tjetër çerdhe në Tiranë është mbyllur për shkak të COVID-19.

Bëhet fjalë për çerdhen 42 pranë zonës së njohur si  "Oxhaku", ku disa edukatore dhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë dalë pozitivë në testin e koronavirusit.

Prindërit janë njoftuar nëpërmjet sms-ve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe nga e hëna.

https://a2news.com/2020/07/27/shenohen-raste-me-koronavirus-ishsh-mbyll-kopshtin-ne-tirane/

Ky nuk është rasti i parë ku kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit mbyllen si pasojë e pranisë së personave të infektuar.

https://a2news.com/2020/06/15/koronavirusi-mbyllet-cerdhja-nr-16-ne-ish-bllok/

Në qershor në Laprakë u mbyll kopshti n.11, ndërkohë që në zonën e ish-Bllokut u mbyll me urgjencë çerdhja numër 16, si pasojë e infektimit të disa edukatoreve, ndërkohë që pak ditë më parë në Allias u mbyll kopshti n. 27. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos