“Fushata do të ndikohet nga pandemia”, Dervishi: Shqetësues apeli i ambasadorëve për dekriminalizimin

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 21:44 | Politikë
“Fushata do të ndikohet nga pandemia”, Dervishi:

Duke folur për fushatën elektorale analistit Lutfi Dervishit thotë se aktualisht nuk ka një program zyrtar të shkruar, por shqetësues sipas tij mbetet dekriminalzimi, për të cilin kanë apeluar edhe ambasadorët Yuri Kim dhe Duncan Norma i Mbretërisë së Bashkuar.

“Sado kemi 46 parti në garë dhe në koalicione nuk kemi diçka të shkruar. Shqetësues mbetet fakti që dy ambasadorët tërheqin vëmnedjen e dekriminalizimit dhe ky është një sinjal i qartë për lidershipin që janë nën vëzhgim”.

Dervishi thekson se fushat elektorale do të ndikohet edhe nga situata e pandemisë, që sipas tij është shumë serioze, ndërsa shton se me këtë ritëm të vaksinave do të na duhen 10 vjet për të kapur 10%.

“Çështja e rrotacionit është që çdo 8 vjet por duhet provuar në kuti jo të presësh kohen kjo fushatë zhvillohet në kushtet e pandemisë dhe situata është shumë serioze dhe sot mund të jemi vendi më i keq më botë dhe nuk ka ditë më të keqe. Me këtë ritëm të vaksinave do të na duhen 10 vjet për të kapur 10% dhe kjo fushatë do të ketë ndikimin e pandemisë”. (A2 Televizion)

https://youtu.be/C7RnYi5iheY

A2 CNN Livestream

Latest Videos