
Rritja e infektimeve dhe rreziku nga "Delta" ka shtuar mesazhet e autoriteteve ndaj popullsisë.
Nga qendra shëndetësore e Durrësit, Ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje për kryerjen e vaksinimit me të dy dozat, si e vetmja mundësi për t’i shpëtuar komplikacioneve.
“Prej disa ditësh dhe përgjatë gjithë javës ne kemi mundësuar që të realizohet vaksinimi në +18 vjeç, në çdo qendër shëndetësore dhe në çdo pikë të vaksinimit të përqendruar dhe gjithashtu nëpërmjet njësive lëvizëse të vaksinimit, që tashmë janë në të gjithë vendin”, tha Manastirliu, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për t’u mbrojtur nga Covid 19. (A2 Televizion)