
Më shumë se kurrë më parë, Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin është shfaqur tejet optimist për rikthimin në normalitet të futbollit.
Ceferin u shpreh se asgjë nuk mund ta ndryshojë futbollin përgjithnjë, ndërsa thekson se shumë shpejt do të rikthehen edhe tifozët.
“Tani e njohim më mirë këtë virus dhe unë në përgjithësi jam një person pozitiv. Nuk më pëlqen aspak ajo pikëpamja që do të ndodhë diçka apokaliptike me valën e dytë, tretë apo edhe të pestë. Të gjithë njerëzit mund të vdesin një ditë, por a duhet të jemi të shqetësuar tani? Unë nuk mendoj kështu.
Ne jemi gati dhe do të ndjekim udhëzimet e autoriteteve, por personalisht jam shumë i sigurt se futbolli që jemi mësuar, loja e bukur me tifozë do të rikthehet shumë shpejt. Asgjë nuk mund ta ndryshojë futbollin përgjithnjë. Kjo ishte një eksperiencë e re dhe kur ta heqim qafe këtë virus idiot, çdo gjë do i kthehet normalitetit. Futbolli nuk ka ndryshuar pas luftës së parë botërore dhe asaj të dytë, e jo më të ndryshojë prej një virusi”, u shpreh Ceferin. (A2 Televizion)