
Gana ka marrë një fitore shprese përballë Koresë së Jugut teksa e mposhti atë 3-2. Gjithçka nisi më mirë për Afrikanët që pas një rrëmuje në zonë kaluan në avantazh me Salisunë. Edhe pas kësaj, ganezët nuk e ndalën vrullin dhe pak para fundit të pjesës së parë dyfishuan shifrat me Kudus.
Mirëpo asgjë nuk kishte mbaruar këtu pasi në fraksionin e dytë Koreja Jugut kundërpërgjigjet me Gue Sung Cho. Një gol që rihapi gjithçka në fushë dhe I dha zemër koreanëve për të besuar dhe tek barazimi. Dhe vetëm 3 minuta më vonë ishte po I njëjti futbollist Gue Sung Cho që realizoi dhe golin e dytë dhe vendosi baraspeshën.
Megjithatë ganezët reaguan shpejt me Kuduz, që në momentin më të mirë riktheu avantazhin për afrikanët dhe mbylli 90 minuta me shifrat 3-2. Një fitore shprese kjo për ganezët për të besuar deri në fund te kualifikimi. (A2 Televizion)