Qeveria ka miratuar garancinë sovrane 2, me vlerë 15 miliardë lekë, ekuivalent me rreth 150 milionë dollarë, e cila do të vihet në dispozicion të biznesit që ka nevojë për likuiditet. Skema parashikon ndarjen e këtij fondi tek 12 bankat tregtare që operojnë në vend, drejt të cilave biznesi i çfarëdolloj sektori mund të drejtohet për të kërkuar hua për kapital qarkullues, pagesa atë ndryshme etj. Për të folur për këtë temë, ishte e ftuar në A2 Business, Belinda Ikonomi, zëvendësministre e Financave. (A2 Televizion)
Garancia sovrane 2, si do të jetë kredia për biznesin?
