Garancia sovrane, sa përfitoi biznesi?

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 17:18 | Aktualitet

Biznesi nuk ka përfituar ndihmë direkte nga qeveria për përballimin e goditjeve të krizës së koronavirusit. Instrumenti i vetëm i vënë në dispozicion është garancia sovrane, për të gjitha kompanitë në vështirësi financiare. Garancia e parë me vlerë 100 milionë dollarë është për bizneset që duan të marrin kredi në banka për të paguar punonjësit dhe ajo me vlerë 150 milionë dollarë për kredi për likuiditet. Në të dyja rastet, interesat paguhen nga qeveria. Por a ka përfituar biznesi? Sipas tyre, masat janë të pamjaftueshme, ka shumë burokraci në dhënien e kredive, në kuadër të garancisë sovrane dhe kjo bën që jo të gjithë ta përfitojnë. E ftuar: Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos