Dyshohet i përfshirë në vrasjen e Eglant Koçit, Apeli liron Enea Zyferin

Nga Armand Bajrami
18 Nëntor 2026, 09:15 | Kronikë

Dyshohet i përfshirë në vrasjen e Eglant Koçit, Apeli

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm liron nga paraburgimi Enea Zyferin, i dyshuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Eglant Koçit.

Masa e sigurisë "arrest në burg" ndaj Zyferit u zbut në "arrest shtëpie", shkruan A2.

Sipas Apelit, Zyferi deryrohet të izolohet në banesën e tij në Korçë.

Zyferi akuzohet për "përkrahje të autorit të krimit". Sipas prokurorisë, ai ka ndihmuar të kërkuarin si autor të ngjarjes, Armando Shakaj, të zhdukte gjurmët e krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos