
Një rast me malarie është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se behet fjale për një shtetas të huaj. Mësohet se rasti i importuar nga jashtë, pasi ka qëndruar në Infektiv dhe ka marrë trajtimin në spitalin infektiv është në gjendje të mirë shëndetësore.
Burimet për A2 CNN bëjnë të ditur se në 2023 ka patur 5 raste me malarie, dhe nga 3 në 2024 dhe 2025. Të gjitha janë raste të importuara nga vendet ku kryesisht punojnë apo shkojnë për udhëtim.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur problemet në trajtimin e malaries në vendin tonë për shkak të mungesës së barnave specifike të kësaj sëmundjeje infektive.
Ndërkohë pritet një deklaratë nga ISHP në lidhje me këtë çështje. (A2 Televizion)