Gati oferta e City-t për Messin: Gjysmë miliard euro për 5 vite

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 12:48 | Futboll
Gati oferta e City-t për Messin: Gjysmë miliard euro për 5 vite

Mosprezenca në grumbullimin e skuadrës për nisjen e sezonit të ri, konfirmoi edhe njëherë dëshirën e Leo Messit për t’u larguar nga Barcelona.

Ndërsa palët po punojnë për zgjidhjen e çështjes, Manchester City është një hap përpara për të rrëmbyer yllin e futbollit, duke zbuluar edhe shifrat që 6 herë fituesi i Topit të Artë do të përfitojë në rast kalimi te skuadra e Pep Guardiolës.

Anglezët i ofrojnë Messit 50 milionë euro në sezon për 5 vitet e ardhshme dhe një bonus prej 250 milionë eurosh në total, duke e çuar gjysmë miliard euro ofertën për të joshur futbollistin argjentinas.

Jorge Messi, babai i Leo Messit, do të ketë një takim me Presidentin e Barcelonës, Bartomeu, për shmangien e rrugëve ligjore dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët sa i përket ndërprerjes së kontratës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos