Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitnesit, të zhvilluar në Korenë e Jugut. Ajo shënoi një rezultat fantastik, por nuk mjaftohet me kaq. Në Korenë e Jugut do të kërkojë të shpallet kampione absolute, duke konkurruar edhe në kategorinë “Wellness Fitness” 168 cm dhe kategorinë “Over All”. Nga Koreja e Jugut, Gentiana foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN nga ku rrëfeu për sukseset e saj, por edhe për synimet në të ardhmen. (A2 Televizion)
Gentiana Beqa, shqiptarja që u kurorëzua në Korenë e Jugut
