
Pas investimeve në sportin e tenisit, tashmë mbrojtësi i Barcelonës ka blerë një klub futbolli. Bëhet fjalë për FC Andorra, i cili do të ka si synim ta bëjë këtë klub profesionist.
Mësohet se grupi i tij i biznesit “Cosmos”, në bazë të marrëveshjes së arritur, do të shlyejë borxhet e klubit dhe më pas do të nënshkruajë edhe me një trajner të ri.
Skuadra, e cila pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të jetë në pronësi të mbrojtësit të Barcelonës, është themeluar në vitin 1942 dhe aktualisht është pjesë e kampionatit të Katalunjës.
24 vite më parë, kjo skuadër ka arritur majat e saj kur fitoi Copa Catalunya, teksa mposhti në gjysmëfinale Barcelonën dhe në finale Espanyoli-n. (A2 Televizion)