Shorti për Europianin U-21, Shqipëria kundër Kosovës

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2018, 10:59 | Futboll
Shorti për Europianin U-21, Shqipëria kundër Kosovës

Kemi luajtur disa herë miqësore të quajtura “vëllazërore”, por këtë herë do të luhet për pikë dhe për kualifikim. Shqipëria dhe Kosova do të përballen për herë të parë si skuadra kundërshtare në një grup kualifikues, pikërisht atë të Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve.

Shorti i hedhur sot paradite në zyrat e UEFA-s ka vendosur se dy përfaqësueset do të luajnë kundër njëra-tjetrës në grupin 3 kualifikues të Europianit të 21-vjeçarëve. Në të njëjtin grup do të jenë edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra.

Po përpos sfidave emocionale me Kosovën, kualifikimi duket i pamundur për skuadrën e Alban Bushit, pasi vendi i parë në grup siguron kualifikimin e drejtpërdrejtë, ndërsa vendi i dytë do të luajë në playoff. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos