Gjendet e vdekur partnerja e portieres së Francës dhe Juventusit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 11:45 | Futboll

Partnerja e Pauline Peyraud-Magnin, portieres së kombëtares franceze të femrave, u gjet e vdekur në fillim të korrikut. Lojtarja e përfaqësueses së femrave franceze luan edhe te Juventusi. Aktualisht ajo është e përfshirë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Angli.

Trupi i Camille Nell u gjet i pajetë më 4 korrik në shtëpinë në Torino që ndanin dy gratë. Për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes, por ka nisur një hetim. Federata Franceze e Futbollit nuk pranoi të komentojë mbi këtë histori. Peyraud-Magnin doli në fushë me kombëtaren në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian pavarësisht nga tragjedia që e preku.

Gruaja 27-vjeçare kishte ndjekur më parë Peyraud-Magnin gjatë përvojës së saj në Spanjë me Atletico Madrid.

Federata Franceze e Futbollit ka kërkuar që të respektohet privatësia e lojtares, ndërsa agjencia që menaxhon interesat e saj ka saktësuar se nuk dëshiron të “komentojë jetën private të Pauline”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos