Gjermani, Angela Merkel del negative nga testimi për COVID-19

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 17:56 | Bota
Gjermani, Angela Merkel del negative nga testimi për COVID-19

Kancelarja Angela Merkel ka rezultuar negative në testin e parë për COVID-19. Lajmi u shpërnda nga një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Kancelarja 65-vjeçare u dërgua në karantinë në shtëpinë e saj pasi kishte takuar të premten një mjek i cili u diagnostikua më pas me COVID-19.

Testime të tjera do të bëhen në ditët në vijim, për të përjashtuar një infektim të mundshëm të kreut të qeverisë gjermane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos