Koronavirusi, distileria e rumit në Britani kthehet në prodhuese dezinfektantësh

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 14:39 | Bota
Koronavirusi, distileria e rumit në Britani kthehet në prodhuese

Dhjetëra kompani janë duke hequr dorë nga prodhimet e tyre bazë për të ndihmuar dhe ato me sa të munden në përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Kështu një distileri në Skoci, ndaloi prodhimin e xhinit, vodkës dhe rumit, për të plotësuar nevojat në treg për dezinfektantë dhe e gjitha kjo falas.

Kompania “Leith Spirits”, me bazë në Edingburg njofton se tashmë prodhimet e saj të dezinfektantëve po përdoren nga infermierë, të moshuar dhe oficerët e policisë në komunitet.

“Komuniteti na mbështet për këtë nismë dhe është koha për të bërë diçka për ta”, shprehet Kerin Mair, një nga bashkëthemeluesit e distilerisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos