Rritet bilanci i viktimave në Greqi, shumë të prekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 13:04 | Bota
Rritet bilanci i viktimave në Greqi, shumë të prekur në 24

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga mbrëmja e djeshme në Greqi, duke e çuar në 17 numri e viktimave në vend si pasojë e koronavirusit.

Viktimat janë një burrë 64-vjeçar në spitalin e Rio, i cili prej 1 jave ishte intubuar dhe një 78-vjeçar që mbërriti në spitalin e Sotirias mëngjesin e së hënës.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë regjistruar 94 persona të rinj të prekur me SARS-CoV-2, ndërsa në total janë 624 persona të infektuar.

Pjesa më e madhe e tyre janë në Athinë dhe 124 janë shtruar në spital, 34 prej të cilëve ndodhen në intubim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos