Gjermania do të stërvitet në një “fortesë”

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 17:18 | Futboll

Gjermania ka mbërritur në Doha, pas miqësores që luajti kundër Omanit dhe që e fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0.

Pas një fluturimi që zgjati rreth një orë nga Omani në Katar, përfaqësuesja e drejtuar nga Hansi Flick udhëtoi një orë e gjysmë me autobus për të shkuar në vengrumbullimin që ka zgjedhur për Botërorin. Bëhet fjalë për një vend shumë të izoluar, resorti Zulal Wellness. Një kompleks luksoz që ndodhet në Al Ruwais, një zonë portuale në veri të Katarit.

Gjermania do të stërvitet në stadiumin Al-Shamal, që ka kapacitet prej 5000 vendesh dhe që është i ndërtuar mes muresh dhe fortesash. Ky stadium është frymëzuar nga një fortesë që ngriti sheiku Abdullah bin Jassim Al Thani në vitin 1938. 

Vendi piktoresk do të bëjë të mundur që Hansi Flick të punojë skemat pa shqetësimin se dikush mund ta “spiunojë” nga jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos