Një miqësore luksi e veshur me nota nervozizmi. Një test krenarie, mbushur me padurim. Një provë “hakmarrjeje”, pa fuqinë për të qenë superiore, me një tifozeri të jashtëzakonshme që e dashuron Italinë dhe futbollin e saj.
I kishte të githa mbrëmja në “Air Albania”, në një test jashtë radhe, por me një padurim të madh nga shqiptarët. Italia zbriti në Tiranë me kostumin e Kampiones së Evropës, por pa bileta për në Katar dhe mbrëmjen e nisi si një e barabartë, duke ia lënë respektin të zotëve të shtëpisë, që veç euforisë, kishin edhe besimin e lartë në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Berisha 5.5 - Si gjithnjë, me sytë 4. Ishte si një ndeshje fundjave për të, me një lumë gjuajtjesh, por edhe me fat nga shtyllat.Kumbulla 5 - Ndiheshin minutat e pakëta dhe në shumë momente gabimet individuale, prishnin edhe ekuilibra të tërë repartit.Ismajli 6.5 - Nuk ishte vetëm goli që ia rriti vlerën. Loja e tij ishte e një niveli të ngjashëm me atë që bën në Serie A, me Empolin.Mihaj 6 - Një nga më të mirët në ndeshje. Shumë i koordinuar, shumë i fortë në dyluftime dhe me një besim të madh në të gjitha veprimet.Bajrami 5.5 - Nuk ishte një nisje shumë e mirë, por në momentin që gjeti ritmin e skuadrës, krijoi shumë volum loje.Hysaj 5.5 - Një pjesë të parë shumë të mirë, me shumë agresivitet dhe duele të fituara, më pas humbi në ritmin e sulmeve të shpejta të italianëve.Lenjani 5.5 - Duket sikur ka rilindur dhe ka një sintoni shumë të mirë, veçanërisht në fazën sulmuese.Abrashi 5.5 - Ndeshje e vështirë, me kundërshtarë me shumë klas, por si gjithnjë i mbushur me grintën për të dhënë maksimumin në çdo minutë.Bare 6 - Edhe pse në shumë momente e ktheu në një duel tek për tek me Verratin, loja e tij bën diferencën. Ka një motivim shumë të madh përballë një kundërshtari me nivel.Uzuni 6 - Ka një agresivitet dhe shpejtësi të rrufeshme, nëse mbështet mirë, bën mrekulli. Shtylla ishte me vlerën e një goli.Broja 5.5 - Vlera e këtij sportisti është në shpejtësi dhe në lojën një kundër një, por në pjesën më të madhe loja që ndërtoi skuadra nuk i përshtatej.Roshi 6 - Nëse është në formë të mirë fizike është i papërmbajtshëm. “Hëngri” 2 gola të sigurt, vetëm me Meret.Skuka 6 - Një yll i ri po lind. 24-vjeçari i Partizanit u vendos në hijen e Brojës dhe për kundërshtarët u bë i frikshëm në 10 minutat e fundit.Asllani 5.5 - Duket sikur Reja e ka personale me të, që kurrë nuk ia jep minutat, madje edhe kur ka miqësore si kjo me Italinë.
Reja u tregua sërish racional dhe skuadra në momente të caktuara reagoi mirë, ndërkohë që veçanërisht rreshtimet e gabuara dhe disa individualitete që nuk u ngritën në lartësinë e skuadrës, na ndëshkuan përballë “azzurrëve”. (A2 Televizion)