Gjesti teknik i Cristianos, ish-lojtari gjerman: Bën kot si budalla në fushë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 13:35 | Futboll

Didi Hamann pati kritika të ashpra për Cristiano Ronaldon gjatë ndeshjes Portugali-Gjermani, që përfundoi me fitoren 4-2 të gjermanëve.

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, tani në rolin e komentatorit, u acarua kur Cristiano Ronaldo bëri një pasim me takë, pasi më parë ia kishte kaluar topin sipër kokës mbrojtësit Rudiger dhe bëri sikur do ta priste me duar.

“Të habit me këto veprime. E dimë që mund ta bëjë diçka të tillë, nuk ka nevojë që ta tregojë. Mendoj se është nënvlerësim ndaj kundërshtarit. E dimë që ai dhe Messi janë më të mirët, nuk duhet të bëjë kot si budalla në fushë”, tha Hamann.

“Nuk arriti asgjë me atë veprim, maksimumi i dha forcë kundërshtarëve për të përmbysur rezultatin”, shtoi Hamann. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/19/mos-ia-bej-kete-se-ka-familje-rrjetet-sociale-mahniten-me-gjestin-teknik-te-cr7/

A2 CNN Livestream

Latest Videos