Inter gjen te rivalët e Milanit zëvendësuesin e Eriksenit

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 10:37 | Futboll
Inter gjen te rivalët e Milanit zëvendësuesin e Eriksenit

Inter ka lëvizur gurët për të zëvendësuar menjëherë Christian Eriksen. Duke përfituar nga fakti që për 9 ditë, Hakan Calhanoglu do të jetë një futbollist i lirë, drejtuesit zikaltër kanë nisur kontaktet me turkun e Milanit.

Inter ka gati një kontratë me 5 milionë euro në sezon për numrin 10 të kuqezinjve, ndërsa Milani nuk i ka ofruar mesfushorit më shumë se 4.

Ashtu siç veproi me portierin Donnarumma, Milani nuk ka ndërmend të futet në ankande. Maldini mendon se 4 milionë euro në sezon, në krahasim me 2,5 që Calhanoglu fitonte, janë mëse të mjaftueshme për një futbollist si turku.

Ndërkohë, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, e do me çdo kusht një lojtar të ngjashëm me Luis Alberton që kishte te Lazio, edhe për faktin se Christian Eriksen, edhe nëse kthehet të luajë, do t’i duhen disa muaj për ta bërë diçka të tillë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/18/eriksen-del-nga-spitali-dhe-takon-shoket-e-ekipit-operacioni-shkoi-mire/

A2 CNN Livestream

Latest Videos